Për orën policore gjatë dy muajve në Tetovë, 168 padi penale ndaj 229 autorëve

Advertisment

Nga 22 marsi deri më 27 maj, ndërsa zgjati vendimi i qeverisë për kufizimin e lëvizjes, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka përgatitur gjithsej 168 padi penale kundër 229 autorëve dhe 41 njoftime me shkrim.

“Janë ngritur padi penale ndaj personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë’ – 167 apo veprës penale ‘transmetim të sëmundjes infektive’ sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal”, theksoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Reklame

Në 24 orët e kaluara për mos mbajtje të maskës mbrojtëse, ndaj gjithsej 113 personave është përgatitur urdhërpagesë kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të Dekretit qeveritar përkatës.

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë për periudhën (27/28.05) janë përgatitur vendime të reja izolimi nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësorë Sanitar për 10 persona, ndërsa gjithsej 170 persona janë kontrolluar me vendime të tilla. Deklaratat e izolimit u nënshkruan nga gjithsej 5 persona, dhe 15 persona u kontrolluan me deklarata të nënshkruara për vetë-izolim.