Për shkak të borës, ndalesë për automjetet e rënda në disa rrugë të vendit

Advertisment

Për shkak të reshjeve të borës, ndalesë për automjete të rënda ngarkuese prej mbrëmë ka në drejtimet rrugore Gostivar Kërçovë përmes grykës malore Strazhë dhe Gostivar Mavrovë Dibër,

ndërsa prej orës 3 e 30 minuta është vendosur ndalesë në drejtimin rrugor Manastir Resnjë përmes grykës malore Gjavatë.

Reklame

Nga NP RRugët e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa, vende vende me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare.

Reshje të borës ka në pjesën veriore, perëndimore dhe jugperëndimore të Republikës.

 

NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për vozitje të kujdesshme dhe adaptim të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.