“Për shkak të disave, do të pësojnë të gjithë” IVAP: Urgjentisht të rregullohet puna e sektorit të hoteliereve

Advertisment

Gjatë ngjarjeve të kulturës vizituesit duhet të qëndrojnë të ulur, ndërsa lejohet që vetëm 30% të objektit të jetë i plotësuar. Se pse ky nuk është rast edhe me objektet hotelierike, reaguan nga Asociacioni i industrisë së ngjarjeve, IVAP. Ata kërkojnë që qeveria urgjentisht të reagojë dhe ta rregullojë mënyrën e së punuarit të objekteve hotelierike.

“Andaj dje e dërguam atë reagimin e ashpër dhe mendojmë se ne në fakt si asociacion dhe si kompani të cilat merren me organizim të ngjarjeve, reagojmë për shkak të mosrespektimit të protokolleve. Pa marrë parasysh se si janë ato protokollet, veçanërisht kur bëhet fjalë për organizim të koncerteve dhe ngjarjeve që janë veprimtaria jonë primare”, deklaroi Maja Babiq – Kryetare e IVAP.

Reklame

Nga Asociacioni sugjerojnë se “objektet hotelierike nuk janë vende për koncerte, nuk janë të sigurta as për stafin as për mysafirët, ndërsa hotelierët nuk janë organizues të ngjarjeve, por janë promotorë të tyre.

“Ne si Asociacion kemi të drejtë që të dimë se si janë paguar honorarët artistëve të huaj që u paraqitën gjatë periudhës së fundit dhe nëse është paguar tatimi personal, nëse paraqiten biletat hyrëse për ngjarjet dhe nëse është paguar TVSH prej 18% për biletat dhe nëse jepen fatura fiskale për pijet gjatë këtyre ngjarjeve”, thonë nga IVAP.

Qeveria në mes të muajit mars mori vendim për mbyllje të objekteve hotelierike për shkak të 10-20 rasteve të regjistruara me virusin korona në nivel ditor. Pastaj masat u lehtësuan ndërsa objektet përsëri filluan me punë.