Për shkak të koronavirusit, Italia i mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet

Italia paralajmëroi mbyllje të të gjitha shkollave dhe universiteteve, në tentim për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi numri i të vdekurve nga ky virus është rritur në 79. Qeveria e Italisë dha urdhër që të gjitha klasat në vend të mbyllen deri në mes të marsit, përcjell Agjencia e Lajmeve, ANSA.

Shkollat dhe universitetet në rajonet më të prekura në veri të Italisë, ku disa qytete janë në karantinë, janë të mbyllura tashmë 10 ditë. Prej atëherë, virusi është përhapur në pothuajse gjithë territorin e Italisë, duke infektuar mbi 2.500 persona.

Reklame

Ministri italian i Sportit, deklaroi se të gjitha ndeshjet futbolliste në Serinë A, më me siguri do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura muajin e ardhshëm, me qëllim që të parandalohet epidemia.