Për shkak të reshjeve të borës ndalohet komunikacioni për në Strazhë

Që nga ora 18:50, është ndaluar komunikacioni për në Strazhë.

Më herët LAMM bëri të ditur se për të njëjtën arsye është ndaluar rruga Mavrovë-Dibër.

Reklame

Ndryshe, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të borës në të gjithë territorin e Maqedonisë.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi