Për të dytën ditë radhazi, Gjermania shënon rritje të të infektuarve

Për të dytën ditë radhazi, Gjermania ka shënuar një rritje të numrit të personave të rinj të prekur me koronavirus.

Kështu, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4003 persona të infektuar me koronavirus duke e çuar në 103 228 numrin e përgjithshëm në shtetin gjerman.

Reklame

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch, përkeqësim të shifrave ka pasur dhe numri i vdekjeve, i cili u rrit me 254 në ditën e fundit për të arritur në shifrat 1861./Opinion.al