Për të takuar Putinin, fillimisht duhet të kaloni në “tunel” për dezinfektim (video)

Presidenti rus, Vladimir Putin po mbrohet nga koronavirusi i ri përmes një tuneli të veçantë dezinfektimi, ku duhet të kalojë secili që tenton të hyjë në rezidencën e tij afër Moskës.

Tunel i veçantë është ndërtuar nga një kompani ruse dhe ndodhet në rezidencën zyrtare të Putinit në Novo-Ogaryovo, raporton New York Post, duke cituar mediat ruse.

Reklame

Pamje nga tuneli publikoi RIA, ku shihet se si njerëzit me maska ​​mbrojtëse kalojnë nëpër të, duke u spërkatur nga dezinfektuesit në të gjith anët.