Për të tretin vit rradhazi, Blerim Sejdiu mjetët e parapara për veturë zyrtare i ridestinon në investimte kapitale

Advertisment

Për të tretin vit radhazi, Blerim Sejdiu mjetët e parapara për veturë zyrtare i ridestinon në investimte kapitale.

Rrallë herë kemi dëgjuar se një funskionarë shtetëror apo kryetar komune mjetët që i takojnë t’i ridestinoi në ndonjë investim kapital. Kryetari i Komunës Zhelinës, Blerim Sejdiu për të tretin vit radhazi të qeverisjes parat për vetura zyrtare i ridestinon për investime kapitale.

Reklame

“Për të tretin vit radhazi kryetari i komunës së Zhelinës ridestinon mjetet e parapara për veturë zyrtare në investime kapitale, kryetari Sejdiu vërteton se përcaktimi tij është në plotësimin e nevojave dhe mirëqenies së përgjithshme qytetare”, thuhet nga Komuna e Zhelinës.

Ndryshe, Sejdiu për dallim nga komunat e pollogut del të jetë kryetari i një komune që ka realizuar pothuajse gjitha projektet e premtuara.