Për tetë ditë afër 30 mijë mërgimtarë nga Zvicra kanë ardhur në Kosovë

Advertisment

Pas vendimit të fundit nga shteti i Zvicrës që largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë së koronavirusit, shumë mërgimtarë ia mësyjnë vendlindjes.

Duke ju referuar vetëm statistikave që kohë pas kohe ka pasqyruar aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” nga fillimi i këtij muaji e deri më 8 tetor, kanë hyrë 27.832 mërgimtarë nga diaspora, përkatësisht nga Zvicra, shkruan albinfo.ch.

Reklame

Përveç Aeroportit të Prishtinës edhe stacionet e autobusëve për dhjetë ditë me radhë patën mijëra udhëtar nga Zvicra, po thuajse në të gjitha stacionet e autobusëve si në Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bernë, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone, Chiasso, etj, shkruan tutje albinfo.ch.

Nga ana tjetër, mërgimtarë të panumërt kanë ardhur edhe përmes veturave në këto ditë, por statistikat e tyre të sakta ende nuk janë bërë të ditura.

Albinfo.ch, në ditët e ardhshme do të pasqyrojë dhe do të ju mbajë të informuar edhe për numrin e mërgimtarëve që kanë hyrë përmes pikave kufitare në Kosovë.