Përdhoset xhamia qendrore në Manastir, mbishkrime në maqedonisht

Advertisment

Ngjarjet e fundit në Turqi me hapjen e xhamisë Ajasofja, që dikur kishte qenë kishë bizantine, nuk ka mundur t’i shpëtojë pa komentuar e debatuar edhe në Maqedoninë e Veriut.

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur së fundmi në Manastir. Në hyrjen e Xhamisë Qendrore të këtij qyteti, persona të paidentifikuar kanë shkruar në maqedonisht “Ajasofia ishte dhe do të jetë gjithmonë kishë”, përcjell in7.
Por se ç’faj ka xhamia në Manastir për Ajasofian në Stamboll, nuk mund ta konstatojmë aspak.

Reklame

Akte të tilla kanë ndodhur shpesh në Maqedoninë e Veriut, ndërsa institucionet përgjegjëse thuajse aspak nuk kanë reaguar apo të nxjerrin dikë para drejtësisë.