Përdhunimi i shqiptares, klubi Brazilian prish kontratën me Robinjon

Advertisment

Si shkak i presionit të shtuar ndaj klubit për përdhunimin e një 23 vjeçareje shqiptare, klubi Brazilian i Santosit ka prishur kontratën me Robinjon.

Ngjarja ka ndodhur në një klub nate, kur futbollisti luante me Milanin në Itali.

Reklame

Raiffesien Bank brenda artikujve
“Santos dhe Robinho raportojnë se, me marrëveshje të përbashkët, vendosën të pezullojnë vlefshmërinë e kontratës së nënshkruar më 10 tetor në mënyrë që lojtari të përqendrohet ekskluzivisht në mbrojtjen e tij në procesin, që zhvillohet në Itali,”- shkruan klubi brazilian në rrjetet sociale.

Kupa e zemërimit ndaj veprimeve të Robinjos shpërtheu, këtë të premte kur portali “GloboEsporte”, publikoi transkriptimet telefonike, që drejtësia italiane përdori për të dënuar Robinjon për dhunë seksuale.

Në një nga ato biseda, muzikanti Jairo Chagas, i cili performoi në vendin e ngjarjes natën e përdhunimit në grup të shqiptares, i shprehu Robinjos shqetësimin e tij në lidhje me ecurinë e hetimit, por lojtari brazilian i është përgjigjur: “Unë po qesh dhe nuk më intereson fare, sepse ajo ishte plotësisht e dehur, as nuk e di se çfarë ka ndodhur”.

Në një telefonatë tjetër, Robinjo pranoi, që ai “provoi” marrëdhënien me viktimën, ndërsa muzikanti i kujtoi: “Të pashë kur i vure penisin në gojën”, ndërsa sulmuesi iu përgjigj se “kjo nuk do të thotë se ia bëra”.