Përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes 19%, Hasani: Punojmë ta rrisim numrin

Advertisment

Përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut është rritur dukshëm vitet e fundit.

Kështu thotë zv.ministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani, i cili sqaron se aktualisht përfaqësimi ka arritur në 19 përqind.

Reklame

“Në 20 vitet e fundit mund të thuhet se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë është rritur vazhdimisht. Gjeneratat e vjetra mbajnë mend më mirë se ne se si ka qenë më herët. Para 20 vitesh ky përfaqësim ka qenë shumë i ulët. Tani në Ministrinë e Mbrojtjes përfaqësimi i shqiptarëve është diku 19 përqind, qoftë në administratën e ministrisë apo në armatë. Realisht duhet të punohet akoma që ky numër të rritet edhe më tepër”, tha Hasani në emisionin “Alternativa” në Tv Uskana.

Ai tha se me antarësimin e vendit në NATO, janë përmirësuar dukshëm kushtet e ushtrisë, duke sqaruar se nga viti 2002 vendi ynë ka dërguar rreth 4.000 persona në misione paqëruajtëse në vende të ndryshme të botës.

“Në misionin e fundit në Kosovë kemi dërguar 45 persona, dhe kjo ishte hera e parë që marrim pjesë në një mision si vend anëtar i NATO-s”, tha zv.ministri Hasani.

Ai sqaroi se në ministri dhe armatë ka persona të infektuar me Covid 19, por se numri i tyre nuk është i lartë. FLAKA