Përfitimet nga pakoja e katërt, Selami: Kompanitë të mos i keqpërdorin ndihmat

Advertisment

DAP do të përcjell çdo denarë që do të përfitojnë kompanitë si ndihma nga ana e shtetit dhe do të hetoj nëse të njëjtat do të përfundojnë atje për ku edhe janë të dedikuara.

Kështu theksoi në një prononcim për TVM2 zv drejtori I Drejtorisë për të hyra publike, Abdul Selam Selami I cili thekson se për dallim nga masat paraprake ku kishte keqpërdorim kësaj radhe DAP do të mbikëqyr me përpikëri gjithë procesin.

Reklame

“DAP do të ndjek çdo transfer apo se në çfarë mënyre do të bëhet pagesa dhe a do të arrijë ajo pagesë tek punëtorët për të cilët është e dedikuar. Poashtu i inkurajoj edhe punëtorët tek kompanitë private që të mos kenë aspak frikë por të paraqiten në numrin 198 tek DAP nëse shohin keqpërdorim nga ana punëdhënësit”, u shpreh zv drejtori i Drejtorisë për të hyra publike, Abdul Selam Selami.

70 milion euro që do të deidikohen si mbështetje financiare për pagesën e pagave të punëtove, kompanitë do duhet të aplikojnë përmes DAP, thekson Selami.

“Gjitha kushtet për aplikim gjenden në ueb faqen e të hyrave publike ku të gjithë kompanitë do të mund të marrin edhe gjërat e nevojshme përmes aplikacionit e-tatime, por shumica e kompanive I dijnë pasi të njëjtat kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë nga masat paraprake”, theksoi Selami.

Masat nga Pakoja e katërt ndahen në katër kategori, masat për mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare të kompanive, masat për mbështetjen financiare të qytetarëve, lehtësim tatimor dhe masat në drejtim të zgjidhjes sistematike.