Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën Tetovë-Gostivar

Advertisment

Më 27.07.2020 në ora 21 e 40 minuta, në autostradën Tetovë-Gostivar përballë kryqëzimit në veri, vetura “Renault Megane” me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar personi Xh.S. (37) nga Sedlarca e Epërme e Tetovës, gjatë lëvizjes është kapluar nga zjarri.

Pas ndërhyrjes së Njësitit Territorial të Zjarrfikësve-Tetovë zjarri është lokalizuar, nuk ka pasur persona të lënduar kurse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.TetovaSot