Përfshihet nga zjarri një autobus në stacionin hekurudhor në Shkup (VIDEO)

Advertisment

Digjet një autobus privat për transport publik në stacionin hekurudhor në Shkup.
Shuarja e zjarrit është bërë nga 10 zjarrfikës me dy automjete.

Borçe Menkovski, komandanti i zjarrfikësve theksoi se autobusi është përfshi nga zjarri derisa ka qenë i parkuar në stacion dhe në të nuk ka pasur udhëtarë.

Reklame

Nuk ka persona të lënduar. Sipas të dhënave të para, arsyeja e zjarrit mund të ketë qenë problemi me instalimin elektrik të mjetit”, deklaroi Menkovski.