Përfundon takimi i liderëve te Presidenti, Sela: Nuk kemi një datë për zgjedhjet

Advertisment

Para pak çastesh ka mbaruar takimi i liderëve te Presidenti Pendarovski. Ndërkohë i pari që ka dhënë një konferencë për shtyp ka qenë kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Ai tha se nuk ka rënë ende dakord për një datë definitive për zgjedhjet dhe sot janë informuar për gjendjen me koronavirusin në vend dhe hapat që do të ndërmerren në ditët në vijim, ndërsa javën tjetër do të ketë një takim tjetër mes liderëve në Vilën Vodno dhe do të vendoset edhe për datën e zgjedhjeve.

Reklame

Diskutuam gjerë e gjate për situatën dhe u morëm vesh që datën e zgjedhjeve ta caktojmë me konsensus. Ishte e nevojshme që sot të kemi informacione paraprake nga institucionet kredibile që janë kompetente për situatën rreth virusit. Maqedonia nuk mund ti lejojë vetes që të mbajë zgjedhje pa prezencën e OSBE-ODIHR dhe duhet ti drejtohet këtij misioni me ftesën. Nga ana tjetër duhen edhe konsulta me KSHZ-në për afate dhe javën tjetër do të kemi perseri takim te presidenti- tha Sela.