Përgjegjësia disiplinore për inspektorin nga Shkupi, përdori transmetimin e drejtpërdrejtë në facebook

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur procedurë disiplinore kundër një inspektori të policisë në rajonin e Karposhti.

Personi Z.R., i punësuar në MPB ka vepruar në kundërshtim me udhëzimet për përdorimin e rrjeteve sociale, duke dëmtuar reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Reklame

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së ka vërtetuar se ai më 8 prill të vitit 2020, në ora 20:20 është lidhur në transmetim të drejtpërdrejtë në profilin e tij në Facebook, derisa po kthehej në shtëpi nga puna, duke lëvizur përgjatë bulevardit “Aradhet Partizane”.

Nga inspektimi i orarit të punës në rajonin e Karposhit është vërtetuar se Z.R. atë ditë ishte në orar të punës deri në ora 20.00.

Kundër Z.R. do të niset procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për veprim në kundërshtim me udhëzimet për përdorimin e rrjeteve sociale, si dhe për dëmtimin e reputacionit të Ministrisë së Brendshme.