Përhapet me shpejtësi dhe ka ‘lindur’ në Spanjë, zbulohet një lloj i ri i COVID19 në Evropë

Advertisment

Një ekip ndërkombëtarë shkencëtarësh kanë arritur të identifikojnë një lloj të ri të coronavirusit, i cili ka “rrënjët” në Spanjë dhe që nga vera po përhapet nëpër Evropë. Besohet se burimi i infeksionit janë fermerët spanjollë, shkruan Financial Times.

Shumica e të infektuarve me coronavirus në disa vende evropiane në të vërtetë janë të infektuar me llojin e ri të coronavirusit. Në Irlandë raste të tilla kanë ndodhur në më shumë se 60 për qind të infektuarve.

Reklame

Shkencëtarët kanë përcjell mutacionin e virusit dhe kanë konfirmuar se lloji i ri po përhapet shumë shpejtë. Madje e kanë quajtur 20A.EU1. Për këtë shkencëtarët kanë paralajmëruar që mosrespektimi, para se gjithash, distanca fizike do të mund t’i kontribuonte vazhdimit të përhapjes së llojit të ri të coronavirusit.

Me llojin e ri janë infektuar tetë në dhjetë persona në Britani të Madhe, 80 për qind e njerëzve në Spanjë, 60 për qind në Irlandë dhe nga 40 në Zvicër dhe Francë. E si bartësit “kryesor” të këtij virusi janë cilësuar njerëzit që kanë qenë në pushime në Spanjë.

Këta shkencëtarë kanë ngritur çështjen nëse vala e dytë e infeksionit ka mundur të jetë më e vogël, po të ishin aplikuar masat e rrepta të kontrollit nëpër aeroporte dhe terminalet e tjera të transportit. Çdo lloj i virusit ka gjenetikën e vetë, dhe në bazë të kësaj është e mundur të konfirmohet hapësira ku edhe ka “lindur”.

“Përhapja e llojit të ri të coronavirusit është një tregues i vërtetë, se masat mbrojtëse nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta ndalur hovin e tij”, ka vlerësuar Ema Hodcroft nga universiteti i Bazelit, njëherit anëtarët e ekipit të shkencëtarëve që kanë arritur ta identifikojnë llojin e ri të coronavirusit.

Ekipi i shkencëtarëve nga Zvicra dhe Spanja tani po tentojnë të mësojnë se si sillet lloji i ri i coronavirusit – nëse është më ngjitës dhe vd ekjeprurës nga llojet e tjera të coronavirusit. Hodcroft beson se nuk ekzistojnë dëshmi se lloji i ri përhapet shpejtë si pasojë e mutacionit që rrit përhapjen apo ndikon në rrugën e infektimit. Ajo përmendi se 20A.EU.1 megjithatë dallon nga llojet e tjera të coronavirusit që ajo i di.

“Nuk kam parë asnjë variant me një dinamikë të tillë, derisa në Evropë nuk i analizova sekuencat gjenentike të coronavirusit”, ka shtuar ajo.
Në laboratorët e virologëve, shkencëtarët mëtojnë të konfirmojnë nëse lloji i ri i coronavirusit bartë një lloj mutacioni, që ka proteinën që virusi e përdor për të hyrë në organizmin e njeriut, që do të mund të ndërronte sjelljen e tij.

Te çdo virus zhvillohet mutacioni – ndryshohet kodi gjenetik dhe mund të “lindin” llojet e reja të tij. Më herët ishte konfirmuar lloji tjetër i coronavirusit i quajtur D614G, për të cilin besohet se është edhe më ngjitës.

Çdo lloj i ri i coronavirusit i ka gjashtë mutacione gjenetike. Ai është shfaqur tek fermerët në verilindje të Spanjës gjatë korrikut, dhe shpejtë është përhapur në mesin e banorëve, thuhet në studim.

Profesoresha e përllogaritjes së evolucionit në Cyrih, Tanja Stadler, gjithashtu ka marrë pjesë në hulumtimin e këtij lloji të ri të coronavirusit. Ajo ka theksuar se mostrat e virusit janë marrë nga e gjithë Evropa dhe është konstatuar se kanë “dalë” nga i njëjti lloj.

“Është e dukshme që virusi disa herë është ‘transportuar’ në disa shtete, e më pas është përhapur në tërë botën”, ka shtuar ajo.

E shefi i konzorciumit “SeqCovid” në Spanjë, Inaki Komas është një nga autorët e studimit që ka zbuluar sojin e ri të coronavirusit.