Periudhë e kushteve të mira për alpinizmin dimëror në Malin Sharr

Advertisment

Temperaturat mjaft të larta për këtë periudhë dhe shtresa jo shumë e madhe e borës janë kushtet solide që një numër i madh i alpinistëve më me përvojë dhe me përgatitje të mirë fizike të vendosin që në këtë periudhë dimri të ngjiten në majat e Malit Sharr. Kryesisht shkohet drejt atyre majave që nisjet i kanë nga Kodra e Diellit si pikënisje siç janë Plat, Maja e Kaltër, Antenat, Leshnicë, Kadi, Bakardan.

“Nënkuptohet se vetëm ata që janë më me përvojë dhe më të përgatitur i bëjnë këto tura duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për maja me mbi 2500 metra lartësi mbidetare. Sfidë e jona e suksesshme këtë fundjavë është ngjitja në shtrirjen nga fshati Llavcë deri në Orllovec. Kështu u ngjitëm dhe i kaluam dy pika me dallim në lartësi prej 1000 metrash. Mali Sharr lejojnë të ngjitet me kushte të tilla të këndshme. Njëherësh bora dhe për shembull ujëvarat në vendin e quajtur Kadi janë mundësi për pamje të shkëlqyer të bukurive natyrore të cilat i kapim edhe në fotografitë tona”, deklaroi Snezhana Novakovska, kryetare e klubit alpinist Teteks nga Tetova.

Reklame

Një pjesë e alpinistëve ngjiten madje edhe në majat më të vështira si Maja e Titos, Luboten dhe Kobilicë. Nga shkurti fillojnë edhe ngjitjet e rregullta alpiniste në të cilat bukurinë dimërore do të mund ta shohin edhe personat rekreativë.