Përleshje fizike në Kërçovë, i riu nga Bogovina përfundon në Klinikat e Shkupit

Advertisment

Një njëzetvjeçar nga Kërçova dje është su lmuar fizikisht nga dy bashkëqytetarë të tij para një objekti hotelierik në bulevardin “Liria” në Kërçovë ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë një person 22-vjeçar i cili ka tentuar ta parandalojë su lmin.

“Dje para orës 18.30, para një objekti hotelierik në bulevardin “Liria” në Kërçovë është prishur rendi dhe qetësia publike me su lm fizik të kryer nga H.K. (56) dhe L.K. (23) ndaj L.H. (20) të gjithë nga Kërçova”, informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Reklame

Ai shtoi se në përpjekje për ta parandaluar su lmin fizikisht është su lmuar edhe B.H. (22) nga fshati Bogovinë e Tetovës me ç’rast ka marrë lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente në Shkup.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, DPB Kërçovë do të shtrojë padi përkatëse penale, sqaron Dimovski.