Përleshje me thik* në Gostivar

87

Dje rreth orës 18.00, në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, është pranuar 35-vjeçari F.M. nga fshati Padalishtë, me plagë thhike në krahun e majtë, të cilën ja ka shkaktuar 41-vjeçari B.S. nga i njëjti fshat.

Deri te lëndimi i personit F.M. ka ardhur pas një zënke verbale, që ka ndodhur paraprakisht mes dy minorenëve familjarë të personit B.S.

Pas zënkës, B.S menjëherë është privuar nga liria, ku është mbajtur në stacionin policor Gostivar, për procedurë të mëtutjeshme, gjegjësisht deri në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit./TS/