Përleshje mes deputetëve dhe ministrave në Serbi (VIDEO)

Advertisment

Lideri i lëvizjes opozitare Dveri, Boshko Obradoviç i shoqëruar nga disa deputetë dhe përkrahës sot bllokuan hyrjen e Parlamentit të Serbisë dhe për një moment sulmuan deputetë nga shumica në pushtet të cilët po tentonin të futeshin në Parlament.

Obradoviç tha se ka ardhur koha që qytetarët të zgjohen dhe bëri thirrje për protestë në të gjithë Serbinë. Ai kërkoi nga qytetarët të dalin në rrugë të shtunën në ora 19:00 dhe të formojnë kolona protestash me biçikleta, makina dhe motoçikleta.

Reklame

Më parë, Obradoviç u fjalos me Ministrin e Shëndetësisë Zllatibor Lonçar, ku theksoi se ai do të “shkonte në burg”.

VIDEO: