Përleshje, pesë kartonë të kuq dhe me një gol mbaroi drama PSG-Marseille

Advertisment

Skuadra e PSG-së e ka filluar në mënyrë katastrofale sezonin e ri të Ligës së Francës.

Finalisti i Ligës së Kampionëve sonte humbën me rezultat 0:1 nga rivali i vjetër, Marseille, transmeton Indeksonline.

Reklame

Florian Thauvini në minutën e 31-të shënoj golin e vetëm të ndeshjes pas një asistimi të Dimitri Payet.

Ndeshja në fund u shndërrua në një ring të boksit. Pasi u kapën futbollistët u kapën në fund, referi u detyrua të tregoj autoritetin e tij.

Ai shpërndau pesë kartona të kuq, tre për PSG dhe dy për Marseillen.

Futbollistët e ndëshkuar janë: Neymar, Pardes, Kurzaëa, Benedetto dhe Amavi.

Mbrëmë munguan Kylian Mbappe, Mauro Icardi dhe Marquesinho për shkak se janë të infektuar me koronavirus.

Ndeshjen e kaluar, PSG u mposhtën nga Lens me rezultat identik./Indeksonline/