Përmbyset edhe Pennsylvania, Biden drejt fitores

Advertisment

Pas Georgia-s përmbyset situata edhe në Pennsylvania. Sapo kanë mbërritur në mëngjes me orën lokale të East Coast 20 mijë vota që kanë sjellë Joe Biden në krye pas një avantazhi prej të së martës nga Donald Trump.

Kjo përmbysje ka ndodhur pas numërimit të votave me postë që vinin nga zonat urbane të metropolit të këtij shteti Philadelphia.

Reklame

Biden ka një diferencë prej 5 mijë votash nga Trump. Kandidati demokrat Biden ka 3.395.304 vota ndërsa Trump: 3.289.717 vota.

Pennsylvania ka 20 vota elektorale, nëse e merr këtë shtet, ish-zv.presidenti i SHBA arrin kuotën e duhur të 270 votave elektorale madje e kalon atë. Aktualisht Biden ka 264 vota kurse Trump 214.

Me votat elektorale të Pensilvanis (20), Georgia-s (16) dhe Nevades 6, Biden mund ta fitoj Trumpin me rezultat 306 me 232. /tetova1/