Përmbytjet/ Rama sherr në Facebook: Nuk fiton PD sikur të puthet qielli me tokën

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel në Shkodër dhe Lezhë ku ka bërë sikur ka parë situatën e përmbytjeve. Në videot e propagandës së tij në Facebook, ai ka përsëritur deri në lodhje se “ka rënë 2 herë më shumë shi se në 2010 kur vendi qeverisej nga PD, por ka pasur dëme më pak”. Me aq zell e ka marrë “sqarimin” e situatës sa u ka kthyer përgjigje personalisht edhe disa kritikëve në Facebook.

Më poshtë disa nga replikat.

Reklame

Kledi Troka: Opo te genjyer qe beni kur te arrin prurjet mbi 8 metra do i shofim investimet tuaja jo me nje pikë ujë edhe u duket kushedi se cfar SHTET ORDINER.

Edi Rama: Kledi Troka nje pike uji sipas teje sepse nuk u permbytem si dikur prandaj, por me kete pike uji dikur behej nami ndersa sot jo, asgje! Prandaj ti mos u merzit pse nuk u be nami, se edhe nami te behej nuk fiton PD-ja prapeseprape?

Arber Kapiti: Per ca flet ti akoma kur gjith shqiperia nen uj akoma ju vazhdoni terr terr tpapam jeni o shok shkoni rregulloni gjonat.

Edi Rama: Arber Kapiti ku eshte e gjithe Shqiperia nen uje ku apo jane filma multiplikative keto qe sheh me sy! Hapi syte dhe shiko, lexo, meso, kupto, qe mos flasesh pa lidhje e mos leshosh pasthirrma fyese!

Eris Aliko: S’erdhi Vjosa siç duhej që vetëm merita vetes i jep po skapi urën në permet nuk quhet përmbytje po se di urën pyet kumbaron se ajo i ka qef urat të të thot.

Edi Rama: Eris Aliko aq sa erdhi ka ardhur kur ka permbytur dynjane xhan, keshtu qe mos u merzit pse nuk u be keq puna, sepse nuk fiton PD-ja edhe sikur te puthet qielli me token?

Tim Pjetri: Ismail Bej Jnr ik edhe inspekto rrugen qe te qon ne zonen adminisrative Ungrej edhe pastaj mburru per punet e mira qe po ben. 9 fshatra te bllokuara nuk jan pak.

Edi Rama: Tim Pjetri une nuk mburrem, thjesht komunikoj, po nese ty s’te pelqejne faktet s’te ndihmoj dot!

Zymer Morina: Paramendo shqiptaret ende merren me verrshime vendet e rajonit merren me teknologji te dronve pa pilot.

Edi Rama: Zymer Morina po po, se nuk u mbyt Serbia para pak vitesh nga vershimet e nuk u bllokua gjysma e vendit me jave te tera! Pastaj ne dronet pa pilot i kemi plot ne fejsbuk, jane ata si ti qe e leshojne fjalen pa mendje?

Arber Arber: Po cte duhet ore me 2010 po ngrijeni ne kembe shtetin edhe shpetojini ata njerëz. E keni per detyre jo per gjë tjetër.

Edi Rama: Arber Arber cilet njerez te shpetojme? Shikon ti ndonje ne rrezik se ne nuk shohim! Prandaj nuk e le 2010 une, se eshte vetmja menyre qe mbase tipat si ti te kuptojne edhe ndryshimin, edhe situaten.

Arber Arber: Edi Rama aty i keni neper intervista qe po ankohen se po u shkon uji gjys metri brenda ne shtepi. Nese per ju kjo gje seshte rrezik qofshi ju qe jeni skam cte them…

Edi Rama: Arber Arber ne cilat intervista se une jam ne terren dhe nje shtet i tere eshte ne terren dite nate e nuk ka asnje njeri ne rrezik!

Gjysho Sherifi: Urime z.Rama dhe urdhero Bashkite te pastroin dhe rregulloin kanalet kulluese se jane te bllokuara.

Edi Rama: Gjysho Sherifi po te ishin kanalet kulluese te bllokuara do isha me varke sot une ne Shkoder jo ne kembe, prandaj mos flisni pa lidhje aman te keqen!