Përmes diskutimeve publike me qytetarët në krijim më të mirë të buxheteve lokale

Advertisment

Komunat kanë ndarë prej tre deri në 21 për qind nga buxhetet e tyre për projekte të cilat kanë kërkuar qytetarët në diskutimet publike. Madje 60 për qind e projekteve të kërkuara nga qytetarët, sektori i biznesit dhe palët e interesuara nga komunat janë projekte kapitale, ndërsa 40 për qind janë aktuale. Dominojnë projektet në pjesën e urbanizmit, infrastrukturës, objekteve dhe shërbimeve të cilat kërkohen nga komuna, shumë pak kërkohen projekte në pjesën e arsimit, sociales dhe kulturës, ndërsa mjedisi i jetesës pothuajse është lënë pas dore.

Këtë e tregojnë rezultatet nga analiza e monitorimit të projektit “Paratë e mia, përgjegjësia ime”: Buxhetim me pjesëmarrje në komuna, të mbështetur nga Projekti për pjesëmarrje civile të USAID-it, ndërsa implementohet nga rrjeti Fiskas në tre vitet e kaluara.

Reklame

Qëllimi i projektit, në suaza të të cilit janë organizuar diskutime publike në tetë komuna në vend, ishte të rritet efikasiteti i shpenzimit të mjeteve të buxheteve lokale dhe të ndryshohet praktika e dizajnimit të buxheteve lokale përmes pjesëmarrjes së ndërsjellë të komunave dhe palëve të interesuara. Është identifikuar se projekti është vegël e shkëlqyer e cila mund ta rrisë transparencën e komunave, ta përmirësojë efikasitetin e shpenzimeve të mjeteve buxhetore, por edhe ta përmirësojë cilësinë e buxheteve për dizajnimit me të gjitha palët e interesuara dhe prioritizim të projekteve të cilat nevojiten për komunën.

Drejtoresha ekzekutive e Fajnans think, Bllagica Petreski deklaroi se nevojitet edhe më tej të investohet në komunat veçanërisht për nevojat thelbësore, ndërsa nga ana tjetër nevojitet edhe vetë komunat në statut ta vendosin llojin e këtillë të krijimit të buxheteve dhe të rritet vetëdija e palëve të interesuara se munden dhe se ka mënyrë të marrin pjesë në dizajnimin e buxheteve lokale.

Dushica Perishiq, drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së theksoi se në forumin e sotëm do të propozojë të pranohet koncepti polak për vetëqeverisjen lokale, i cili parashikon një për qind të buxhetit të komunave të përdoret jashtëzakonisht për financimin e nevojave të qytetarëve që do të financohet përmes përfshirjeve të këtilla të qytetarëve.