Përpjekjet për koalicion, nisë takimi Kurti – Mustafa

Advertisment

Në Kuvend të Kosovës ka filluar mbledhja e liderit të LV-së, Albin Kurtit, e kreut të LDK-së, Isa Mustafës ku do të diskutohet pas një pauze disa javore për koalicionin qeverisës, raporton Televizioni T7.

Takimi Kurti – Mustafa vjen pasi që dy partitë kanë acaruar raportet mes vete, pas dështimit që të dakordoheshin për pozitat e vëna në tavolinë të diskutimit.

Reklame

Rrjedhimisht, edhe në seancën konstituive të Kuvendit dy partitë shkuan pa marrëveshje.

Dallimet u shpërfaqën edhe më tutje kur Kurti e propozoi për kryeparlamentar Glauk Konjufcën, post ky që i kishte takuar LDK-së në marrëveshjen paraprake të bërë në mes të liderëve.

Tashmë Kurti ka bërë propozimet e tij për poste ministrore, ndërsa, ka kërkuar nga Mustafa që ta bëjë të njejtën./GazetaExpress/