Përplasen 4 vetura lëndohen rëndë disa persona (video)

Një ak sident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup.

Katër vetura janë përplasur rëndë, ku si pasojë disa persona janë lënduar.

Policia tanimë ka dalë në terren dhe ka kryer ekspertizë, por nuk kumton detaje.

Nga terreni mësohet se ka edhe dëme të mëdha materiale, por Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se detaje priten gjatë ditës së sotme.