Përplasja e Messit me lojtarët e Bolivisë pas ndeshjes, zbulohet çfarë tha argjentinasi

Advertisment

Argjentina e mposhti Bolivinë me rezultat 2:1 në ndeshjen e kualifikimeve për Kupën e Botës.

Pas përfundimit të ndeshjes pati një përplasje mes sulmuesit të Barcelonës dhe dy anëtarëve të Bolivisë.

Reklame

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte i acaruar me sulmuesin e Bolivisë, Moreno dhe anëtarin e stafit, Lucas Nava.

TYC Sport ka analizuar lëvizjen e buzëve të Messit dhe ka nxjerrë një përfundim se çfarë mund të ketë thënë ai.

“Ju po bërtisnit gjithë ndeshjen. Çfarë po bëni telashe? Nga pankina po më bërtisni gjithë ndeshjen“, ka thënë Messi. /IndeksOnline/