Përplasje dhe fyerje mes anëtarëve të qeverisë teknike

Advertisment

Ak uza e fyerje nga më të ndryshme kanë karakterizuar ditët e para të punës së qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, në të cilën merr pjesë edhe opozita maqedonase me dy ministra dhe tre zëvendësministra.

Detyrë parësore e kësaj qeverie do të jetë organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe vazhdimi i kursit të reformave.

Reklame

Megjithatë, në resorët ku ministri është i Lidhjes Social Demokrate dhe zëvendësministri i VMROsë apo e kundërta ku ministri është i VMROsë dhe zëvendësi i LSDMsë, më tepër janë marrë me etiketime, e akuza për shpërdorime të detyrës, por edhe fyerje të rënda ndaj njëri tjetrit siç është edhe ai me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, nga radhët e opozitës e cila është me prejardhje hebraike.

Kjo ka bërë që ndaj saj të shpërthejnë fyerje që shprehin gjuhën e urrejtjes dhe anti-semitizmit.
Fyerjet kanë nisur në rrjetet sociale, të cilat, sipas VMROsë, janë personalitete të afërta me LSDMnë edhe pse kjo e fundit është distancuar nga fyerjet e shprehura.