Përplasje e dy kryeministrave për mini schengenin Ballkanik

Advertisment

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me atë të Shqipërisë, Edi Ramën. Para medieve, Kurti deklaroi se me Shqipërinë dëshiron të ketë bashkëpunim më të madh në disa fusha.

Kur u pyet për mini schengenin ballkanik, Kurti deklaroi se sot janë takuar për të folur për schengenin shqiptar, bashkëpunimin Kosovë dheShqipëri.

Reklame

“Mund të them që kjo ishte nje temë që e trajtuam shkurtimisht meqenëse takimi ynë sot ishte le të themi, më parë për makro schengenin shqiptar sesa për mini schengenin ballkanik”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa kryeministri Rama deklaroi se pa mini schengen ballkanik nuk do të ketë as makro schengen shqiptar.

“Unë besoj që s’ka makro schengen shqiptar pa mini schengen ballkanik. Edhe pse kjo fjala “mini” e përsëris nuk e di kush ia vuri po unë edhe për shkak të gjatësisë, nuk jam i prirur të bëj gjëra “mini”. Por besoj se makro schengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me schengenin rajonal”, ka deklaruar Rama./Insajderi.com/