Përplasje e fortë mes dy makinave në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë (Video)

Advertisment

Një makinë Shevrolet Spark gjatë lëvizjes ndërron korsitë në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, duke dalë në korsinë e kundërt ku një makinë e tipit BMW tenton të shmang aksidentin por që fatkeqësisht makinat përplasen.

Video është publikuar në YouTube, pasi që makina që po lëvizte prapa makinës Shevrolet Spark kishte vërejtur sjelljen e quditshme të shoferit 21 vjeçar.

Reklame

Aksidenti mes dy makinave me targa të Kumanovës ka ndodhur dje pasdite në afërsi të fshatit Skaçkovcë, 10 kilometra në jug të Kumanovës. Në aksident janë lënduar 4 persona, të gjithë udhëtarë nga dy makinat.