Përplasje fizike mes deputetëve në Hong Kong (VIDEO)

epa08409347 Pro-democracy and pro-Beijing lawmakers scuffle during a House Committee at the Legislative Council in Hong Kong, China, 08 May 2020. Several pro-democracy legislators were dragged out of the chamber by security guards as the pro-democracy and the pro-Beijing camps scuffled for control of the House Committee which has been gridlocked for months. The House Committee is responsible for scrutinising bills before sending them for a final vote. EPA-EFE/JEROME FAVRE
Advertisment

Në ndërtesën e parlamentit të Hong-Kongut sot shpërthyen trazira, me ç’rast sigurimi përjashtoi nga salla disa deputetë, përderisa një deputet u lëndua dhe u nxor me mbajtëse të Ndihmës së Shpejtë.

Incidenti ndodhi pasi që një deputete prokineze tentoi të shpallet kryesuese e takimit tl komisionit parlamentar i cili diskutoi për ndërprerje të bllokimit disamujor të parlamentit dhe propozim ligjit kontrovers për vendosje të përgjegjësisë penale për keqpërdorim të flamurit shtetëror në Hong-Kong.

Reklame

Pas mbledhjes së bujshme dhe akuzave të ndërsjella, erdhi deri te konflikti fizik, pas të cilit intervenoi sigurimi i parlamentit dhe filloi t’i nxjerrë nga salla deputetët prodemokratë.