Përplasje në degën e ASH-së në Tetovë, edhe pak ditë deri në përçarje?!

Advertisment

Komunikata për komunën e Tetovës ka qenë edhe zjarri që ka ndezur sot dy grupet në degën e ASh-së në Tetovë sa që ka përfunduar me përplasje verbale. Siç mëson portali TetovaSot, grupi i kryetarit të degës së ASH-së në Tetovë Altrim Mamutit dhe grupit tjetër moti kohë nuk ka paqe mes tyre.

Që nga emërimi i Altrim Mamutit si kryetar dege në Tetovë një pjesë nuk janë pajtuar sa që organizuan një memorandum për të shkarkuar nga ky post, por nuk ia arritën qëllimin. Benzin u hodh edhe në përpilimin e listave për deputet sa që disa kandidat për deputet janë vendosur pa u konsultuar degën e Tetovës ku është thelluar hendeku mes dy grupeve njëri që ka krah liderin e ASH-së Ziadin Selën dhe tjetri që nuk merr urdhëra nga Sela.

Reklame

Për TetovaSot flet edhe dëshmitari i cili ka ndodhur sot në këtë ngjarje që mund të përfundojë në përçarje të degës më të madhe të ASH-së.

“Kryetari i degës së ASh-së Altrim Mamuti moti kohë po bllokohet dhe një herë për pak sa nuk u shkarkua nga ky post, sot zënka nisi për komunikatën e lëshuar për komunën e Tetovës posaçrisht për skandalin e ndërmarrjes NP “Parkingu i Qytetit” ku grupi tjetër dëshironte që komunikata të del në emër të ASH-së e jo në emeër të degës së ASH-së, Tetovë, dhe këtu nisi edhe përplasja sa që nuk përfundoi edhe më keq” shprehet për TS dëshmitari i cili dëshironte të ngelej anonim.

Ai thotë se shumë shpejt pritet që dega e Tetovës të përçahet pasi ka pasur mosmarrëveshje që nga lista për deputet sepse Ziadin Sela nuk a konsultuar me degën e Tetovës dhe ka emra që kurrë nuk kanë kontribuar për partinë por janë futur në listë.

Ndryshe ASH-ja e Ziadin Selës ka lidhur koalicion parazgjedhor me Alternativën e Afrim Gashit ku edhe kanë lista të përbashkta./TS/