Pèrplasjet e para LSDM – BDl në prag të fushatës

Nxehen gjakrat mes partnerëve të koalicionit qeveritar pas zyrtarizimit të koalicionit LSDM Besa. Një ditë pasi LSDM ja tha se nuk do të pranojë më kërcënime dhe negociata joparimore nga partitë shqiptare, për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve, përgjigjet BDl ja. Partia e Ahmetit thotë se LSDM-ja duhet të jetë falënderuese që Ahmeti theu parimin fituesi me fituesin dhe i dha kahje tjetër vendit. Për pretendimet e Zaevit për mbetje të regjimit të kaluar brenda BDl së, nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, thotë se e kaluara mbetet e kaluar.

Po, e vërtetë është. Ne i kushtëzuam partitë maqedonase për ta ndryshuar emrin e shtetit, për ta ndryshuar Kushtetutën, për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, për ta bërë këtë shtet dygjuhësor, për të patur shqiptar kryetar Kuvendi, për të arritur Marrëveshjen me Bullgarinë… E kaluara është e kaluar. Për atë kemi kaluar zgjedhjet e kaluara parlamentare, nga ato ka dalë rezultati, populli atë që ka dashur e ka dënuar dhe ne nuk mund të mbahemi peng i të kaluarës. Me aq sa ka pasur forcë, BDI-ja, çdoherë “ka kushtëzuar” për të mirën e vendit, edhe atëherë, edhe sot, edhe në çdo qeverisje”-tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Reklame

Por, kreu i LSDM-së Zaev këmbëngul që BDI-ja duhet të ndryshojë dhe të reformohet si kusht për të qenë partner i dëshiruar për formimin e Qeverisë së ardhshme. Koalicioni LSDM-Besa, sipas Zaevit, nuk e rrezikon mbështetjen e votuesve maqedonas.

Unë do t’i propozoja koalicionit tonë të partnerit të mos e gënjejë mendja. Koalicioni LSDM-BESA dhe partitë e tjera do të jetë fitues në këto zgjedhje dhe jo BDI-ja. Në njësinë e gjashtë ku më shumë matet ndikimi bashkësisë së dytë më të madhe etnike, bashkësisë shqiptare, këtu do të shihet fituesi. Unë e konfirmoj se ne do të jemi fitues në njësinë e gjashtë zgjedhore. Diversiteti në shtet nuk është prej sot dhe as nuk patën sukses deri të fund ta rrezikojnë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja në atë periudhë të kaluan 11 vjeçare”-pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Meritori më i madh për të arriturat e pushtetit të kaluar, Ziadin Sela, thotë se është Aleanca për Shqiptarët. Ai nuk e sheh si rrezik koalicionin LSDM-Besa në njësinë e gjashtë zgjedhore, ku thotë se beteja gjithmonë ka qenë mes partive shqiptare. Sfida në njësinë e gjashtë, thotë Sela, do të jetë mes tij dhe Ahmetit por ai është i bindur për fitore.

“Sojuzi” i mëhershëm BDI-LSDM po kundërshton një “sojuz” të tanishëm LSDM-Lëvizja Besa. Partitë politike kanë autonominë e tyre dhe ne e respektojmë autonominë e çdo subjekti politik por qëndrimi jonë është që një koalicion i tillë është i gabuar, një koalicion i tillë nuk maksimalizon votën shqiptare por përkundrazi, krijon parakusht që në një të ardhme dikush të marrë të drejtën, duke mos pasur as parti politike brenda por vetëm eksponentë shqiptarë brenda, të thyej atë parim të vendosur në vitet ’90”-theksoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Deri tani janë zyrtarizuar koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, si dhe koalicioni mes LSDM-së dhe Besës