Përpos Bujar Osmanit edhe Ali Ahmeti i ftuar si dëshmitar për rastin “Monstrå”

Advertisment

Krahas zëvendës kryeministri Bujar Osmanit, të premten për rastin “Monstra” do të thirret për të dëshmuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti, si dhe ish zëvendës ministri i brendshëm Xhelal Bajrami.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme duhej të dëshmonte edhe Sinisha Aleksovski, ish këshilltar i sigurisë në kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov, mirëpo dëshmia e tij do të jepet më 27 shkurt, raporton SHENJA.