Përpos koronavirusit, SHBA po përballen edhe me tornado të fuqishme

Advertisment

Përpos betejës me koronavirusin, Shtetet e Bashkuara po përballen edhe një seri tornadosh të fuqishëm, që kanë shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale.

Tornadot kanë goditur veçanërisht pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, nga Teksasi deri në Florida, duke u përqendruar në Luizianë, ku regjistrohen të paktën 31 të vdekur.

Reklame

Po ashtu mësohet se të paktën 100 mijë persona nuk kanë energji elektrike dhe ujë, ndërsa shumë banesa janë shkatërruar plotësisht.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për stuhi të tjera të mëdha në Misisipi, Allabama dhe Xhorxhia dhe njerëzve iu është thënë që të ndjekin udhëzimet për distancim fizik nëse do t’iu duhet që të strehohen në ndonjë institucion publik siç janë shkollat./Opinion.al