Përqafimi i munguar, prindërit e Mateos marrin dhuratën e bukur anonime nga Shkodra

Sot në familjen e Mateos, 8 vjeçarit qe u vra nga Klodian Çalamani ka mbërritur një pikturë e madhe.

Piktura me imazhin e Mateos duke buzëqeshur është dërguar nga një djalë nga Shkodra, i cili ka preferuar të ngelet anonim.

Reklame

Familjarët e Mateos e kanë mirëpritur dhe e falenderojnë të riun shkodran për këtë gjest.

Mateo u vra më 16 nëntor nga fqinji i tij Klodian Çalamani i cili e rrëmbeu, vrau dhe më pas groposi në oborrin e shtëpisë.