Përse Balla nuk bëhet ministër? Arian Çani zbulon prapaskenat: Sepse bëri “Rrushin” ministre

Advertisment

Evis Kushi është ministrja e re e Arsimit e dekretuar pak ditë më parë në këtë detyrë nga Presidenti Ilir Meta me propozim të Kryeministri Edi Rama.

Ministrja Kushi zëvendësoi në këtë detyrë Besa Shahini. Por teksa ishte vetë Rama që njoftoi publikisht këtë lëvizje në qeveri, nëpër qarqet mediatike përflitej për një tjetër emër ministri që do të largohej, ai i Sandër Lleshajt.

Reklame

Vetë ky i fundit, në disa deklarata për gazetarët i “fryu më shumë zjarrit”, kur shprehej se nuk do të ishte i përjetshëm në këtë post. Por në disa dalje të tjera nëpër media, ministri i Brendshëm ndërroi tërësisht qëndrimin e tij, kur tha se “nuk kishte deklaruar që do të dorëhiqej”.

Nëse Sandër Lleshaj do të largohej nga qeveria, emri që përflitej se do ta zëvendësonte në detyrën e ministrit të Brendshëm, ishte ai i Taulant Ballës. Por çfarë ndodhi?

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë në Tv Klan, Arian Çani zbuloi sonte prapaskenat. Gjatë intervistës me ish-Kryeministrin Sali Berisha, Çani tha se Rama nuk mund ta vendoste Ballën në këtë post, por emëroi si ministre Arsimi Evis Kushin, një zonjë nga Elbasani, qarku ku është deputet dhe drejtues politik Taulant Balla.