Përse u rrit numri rasteve me Kovid 19? Flasin drejtori Memeti dhe mikrobioologu Panovski (VIDEO)

Rritja e numrit të rasteve pozitive me Kovid-19 është për shkak mosmenaxhimit të mirë të institucioneve përkatëse, thotë mikrobiologu Nikolla Panovski. Sipas tij Komisioni për sëmundje ngjitëse iu është nënshtruar presioneve politike duke hequr kufizimet edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve.

“Kjo është vala e dytë. Ajo që pritet në vendet e tjera në vjeshtë në vendin tonë për arsye të njohura ka ndodhur më herët. Në kohërat më të këqija, masat u liruan kur u bë e qartë se kemi pasur raste të reja dhe pika të reja të nxehta. Me lehtësimin e masave, në vend se të shuhen zjarret, ato janë përhapur dhe akoma po përhapen. Ky është gjithashtu një gabim i komisionit që iu nënshtrua disa presioneve politike”, deklaroi Panovski.

Reklame