Përse u zemëruan “patritotët” shqiptarë me Dritanin e Malit të Zi?

Advertisment

Mesaduket ka zhgënjyer shumë “patriotë” shqiptarë ky politikani malazez, me origjinë shqiptare.

Ai, ashtu siç kishte premtuar para zgjedhjeve, i qëndroi fjalës për të ndërtuar një qeveri me koalicionin opozitar, që i dha fund mbretërimit 30 vjeçar të Millo Gjukanoviçit.

Reklame

Po ç’patën “patriotët” shqiptarë që iu sulën Dritan Abazit apo Abazoviçit, me sharje e mallkine, duke e quajtur “çetnik” e “pro serb”?

-Sepse ai formoi qeverinë me partitë pro-serbe, ndaj.
-Po Gjukanoviçi, mos është gjë nga Labëria, që befas fitoi admirimin e shqiptarëve?
Sa të ngushtë jemi, dhe mbi të gjitha sa mjeranë në vlerësimin e patriotizmit. Sepse patriot je vetëm nëse je antiserb, apo jo?

Dritani, para se të jetë njeri me origjine shqiptare, është një njeri me nënshtetësi malazeze, është një njeri që jeton e punon në republikën e Malit të Zi. Eshte një politikan i përgjegjëshëm për fatet e vendit ku ai jeton e punon, sëbashku me familjen.

Dritani nuk mund ti bashkonte votat me një politikan që ka 30 vjet që bëhet herë kryeministër e herë president, duke sunduar edhe si një kontrabandist zyrtar. Për këtë njeri ka mendim pozitiv në Bruksel vetëm sepse nuk është vegël e serbëve dhe ruseve.

Por ka shumë udhëheqës që shikohen me sy të mirë në Perëndim, meqe s’janë pro rusë e pro kinezë, edhe pse popullit të tyre i kanë vënë shkelmin në fyt.
/Mentor Kikia/