Përsëri ka restrikcione të ujit për pije në Tetovë

Nga NPK TETOVA kanë bërë të ditur se në linjën e Leshnicës përsëri është paraqitur defekt në gypin kryesor fi-500 Si rezulltat dridhjeve seizmologjike të tokës (tërmetit)
Ja çka thuhet në Komunikatën e shpërndarë nga NPK Tetova.

K O M U N I K A T Ë ❗️
Të nderuar qytetarë,
Si rezulltat dridhjeve seizmologjike të tokës (tërmet) kemi rëshqitje të dheut në linjën e Leshnicës ku është paraqitur defekt në gypin kryesor fi-500.

Momentalisht në rezervuaret e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 150 l/s, gjithashtu nga sot kemi aktivizuar edhe katër bunare që gjenden në qytetin Tetoves.

Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit deri në sanimin e defektit, Ju informojmë se nga sot (e Martë) 16.03.2021 NPK “TETOVA”

Tetovë jemi të detyruar që të fillojëm me restrikcion të ujit për pije nga edhe atë nga ora 08:30 deri 11:30 si dhe pasdite nga 15:00 deri 18:00, kurse nga mesnata nga ora 00:00 deri në orën 05:00. Ky restriksion do të vlej deri në sanimin e defektit në linjën kryesore të Leshnicës.

Me respekt,
NPK “TETOVA” Tetovë.