Përsëri lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të lirohen çmimet e derivateve të naftës pas mesnate.

Benzinat do të lirohen për dy denarë ndërsa dizeli për një denarë e gjysmë.

Reklame

Sipas vendimit, një litër EUROSUPER BS 95 do të kushtojë 62 denarë, ndërsa EUROSUPER BS 98 do të kushtojë 64 denarë.

Dizeli do të shitet 54 50 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 45 50 denarë.