Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive ka propozuar para Qeverisë vendosjen e orës policore nga ora 22 deri në ora 05, në të gjithë territorin e vendit.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të deklarohet në lidhje me kohëzgjatjen e orës policore,
respektivisht deri me cilën datë do të zgjat kjo masë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së nesërme pritet të merr vendimin përfundimtarë.