Persona të panjohur ia marrin veturën 28 vjeçarit nga Bërvenica, policia e gjenë

49

Njëzetë e tetë vjeçari B.B. nga fshati Bërvenicë e Tetovës, dje mbërma (13-mars) rreth orës 21.00 ka deno.ncuar se, persona të panjohur ia kanë marur veturën e tij ,,Fiat Punto,, me targa të Tetovës pronë e vëllait të tij, të cilën në ora 19 e 30 minuta e ka parkuar në rrugën ,,Lubo Bozhinovski,, në Tetovë.

Për një kohë të shkurtë, vetura është gjetur dhe ndaluar nga ana e pjestarëve të policisë, kurse në veturë kanë qenë tre persona të mitur të moshës 14-vjeçare, ku dy prej tyre janë arestuar në Stacionin policorë Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme.

Më vonë, vetura i është kthyer pronarit dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit