Personat më të rrezikuar mund të kenë nevojë për një dozë të tretë

Personat më të rrezikuar nga Covid-19 ka të ngjarë të kenë nevojë për një dozë të tretë përforcuese të vaksinës Pfizer / BioNTech gjatë vitit, sipas shkencëtarëve në Britani.

Sipas studimit, antitrupat neutralizues ndaj personave që morën dy doza të kësaj vaksine ishin mesatarisht pesë herë më të ulëta se varianti Delta, krahasuar me llojin origjinal kinez.

Pas dozës së parë të vaksinës, 32% e personave të vaksinuar – një në tre kishin zhvilluar antitrupa ndaj variantit Indian Delta, krahasuar me 79% e personave të vaksinuar kundër virusit origjinal të zbuluar në Wuhan.

“Ajo çfarë është më e rëndësishmja nga vaksinimi është që të ulet numri i të shtruarve në spital,” tha specialistja e sëmundjeve infektive UCL Emma Wall.

 

“Gjetjet tona tregojnë se mënyra më e mirë për të arritur këtë është vaksinimi i shpejtë dhe marrja e dozave të treta përforcuese për personat më të rrezikuar”./abcnews.al