Personat që luanin valle në Gjevgjeli dënohen me nga 1000 euro

Advertisment

Prokuroria e Gjevgjelisë dorëzoi propozime për dhënien e gjobave kundër 43 personave që kanë kryer vepër penale për mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Nga të akuzuarit, 30 akuzohen sepse më 19 prill 2020, gjatë kohës kur ishte në fuqi ndalimi i lëvizjes, ata dolën nga shtëpitë e tyre dhe luanin valle në rrugën “Josif Josifovski” në Gjevgjeli.

Reklame

Të akuzuarit vepruan kështu në kundërshtim me ndalimin e lëvizjes, gjegjësisht orës policore, dhe nuk respektuan vendimin e Qeverisë për të marrë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes infektive të rrezikshme të shkaktuar nga virusi Covid-19.

13 personat e tjerë kryen vepër penale lëvizje në këmbë ose me automjete gjatë orës policore.

Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli dorëzoi propozimet me të cilat i propozoi Gjykatës për secilin nga të akuzuarit të shqiptojë gjobë në shumë prej 100 gjobave ditore, secilën gjobë ditore në vlerë prej 10 euro./