Personeli i ordinancës nga Dibra infektohen nga koronavirusi

Advertisment

Stafi i ordinancës së Arben Agollit nga Dibra ka rezultuar të jetë pozitiv me koronavirus.

Këtë informatë vetë Agolli e ka konfirmuar me një postim në profilin e tij në Fejsbuk.

Reklame

“Për shkak se personeli rezultoi pozitiv prej nesër ordinanca është në karantin 2 javë.“, shkruan Agolli.

Agolli së bashku me stafin e ordinances së tij u vendosen në shpërbim të plotë të Dibrës dhe personave të prekur nga koronavirusi në Dibër.

Në statusin e tij të facebook ku njofton se personeli është i prekur kanë ardhur fjalë miradije dhe motiveuse për doktorin dhe ekipin e tij, të cilët nuk kursyen as shëndetin e tyre për të ju dalë në ndihmë të sëmurve.

/GazetaExpress/