Përveç në muzikë, Jehona Sopi rikthehet edhe me poza atraktive (FOTO)

Advertisment

Jehona Sopi i kishte munguar skenës dhe publikut.

Ndonëse ishte ndër më të suksesshmet e estradës, Jehona Sopi u largua për pak kohë nga muzika, shkruan “Kosovarja”.

Reklame

Duket se pauza i ka bërë mirë, duke i dhënë energji të reaj këngëtares, e cila pasi performoi në festivalin e madh “Kënga Magjike”, po vjen me videoklipin e radhës.

Ajo ka sjellur disa imazhe atraktive nga prapaskenat e klipit, teksa duket me shumë stil.

E pozat profesionale që ka marrë në këto fotografi marrin vëmendje duke u vlerësuar e komentuar nga fansat.

Me fustan të zi e të shkurtër ajo duket si një artiste e vërtetë, duke u komplimentuar kështu edhe nga koleget e saj.

Kujtojmë se këngëtarja është martuar me Lavdim Koshutova, të cilët tani janë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Aria./Kosovarja/