Përvëlohet Turqia, temperaturat 42 gradë shkrijnë asfaltin në Antalia (FOTO)

Advertisment

Në Antalia të Turqisë janë regjistruar temperaturat prej 38.8 gradë celsius, që është një temperaturë rekord për muajin maj. Megjithatë jo vetëm që është thyer rekordi, temperatura gjatë ditës në Antalia ka shkuar deri në 42.7 gradë celsius.

Drejtori i Institutit Meteorologjik, Murat Guler, ka treguar se si temperaturat në Antalia janë duke vazhduar të rriten.

Reklame

Të dhënat meteorologjike tregojnë se në këtë qytet kanë filluar të maten temperaturat para 91 viteve, ku prej atëherë temperatura më e lartë në muajin maj është regjistruar më 1945, kur kishte arritur në 38.7 gradë celsius.

“Sot në ora 11:19 kemi thyer atë rekord, temperatura ka arritur në 38.8. Prej atëherë temperatura e ajrit vazhdimisht është duke u rritur, dhe tani ka arritur në 42.7 gradë celsius”, ka shtuar Guler.